back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeKy është personi që e krijoi embelemën e UÇK’së (FOTO)

Ky është personi që e krijoi embelemën e UÇK’së (FOTO)

Të ngjajshme

27-vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit...

“Ta hëngsha buzën!” – Bia e provokon Labin para të gjithëve

Provokimet nga Bia sot nuk kanë të ndalur. Pas provokimit...

“Flamuri kuqezi më jep forcë”, Ardian Krasniqi pas fitores në Shtutgart

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës...

Lahu zbulon sekrete nga VV-ja: Kurti i kërkoi Nagipit të mblidhte informata për Ymer Fejzullahun e ZRrE-së

Berat Lahu, ish asamblist i Vetëvendosjes, ish-kryeministri Albin Kurti...

Franca frenon Malin e Zi, në procesin e integrimit në BE

Franca ka ngadalëson avancimin e rrugëtimit të Malit të Zi,...

Të gjithë kemi simpati të madhe ndaj emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK’së), por a e din historinë e saj, kush ishte krijuesi dhe dizajnuesi i saj, me siguri shumë nga ju nuk jeni në dijeni, ai është Adnan Asllani, aktivisti i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës.

Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës(UÇK), emblemat e para i kishte shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër r kjo krejt fal krijuesit të saj Adnan Asllani.

Adnan Asllani, aktivisti që bëri emblemën e UÇK’së, siç kishte treguar me herët, dërgimi i tyre ishte përcjellë me vështirësi të njëjta sikurse edhe armatimi që hynte për ushtarët e UÇK’së.

Kjo stemë ishte bartur edhe nga heroi Adem Jashari.

Nuk kishte pasur kundërshtime për versionin që ishte prezantuar. Në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) vendimet merreshin kryesisht me konsensus të plotë, tregon Asllani.

Nga kjo stemë janë adaptuar edhe dy stemat e tjera, ajo e UÇPMB’së dhe UÇK’ës në Maqedoni.

Ndërsa ish ushtari i UÇK’ës, Faik Zogaj ka thënë për Gazetën Metro se përkundem kësaj pune të mrekullueshme shteti i Kosovës nuk i ka shpërndar asnjë mirënjohje.

Ndryshe, Adnan Asllani ka lindur para 44 vjetësh në Strezoc të Preshevës. Aktivitetin atdhetar e kam filluar si nxënës i shkollës së mesme në Ferizaj, ku bashkë me të rinj të tjerë studentë, ai është aktivizuar në kuadër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës që më vonë njihet si Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK).

Në shtator të vitit 1988 bashkë me shokë të tjerë janë arrestuar dhe dënuar me dy vjet burgim.

Pas daljes nga burgu sërish ka vazhduar veprimtarinë në kuadër të po të njëjtës organizatë, duke kryesuar me Këshillin e Rrethit të Preshevës.

Në prill 1993, si përfaqësues i Preshevës, Asllani ka marrë pjesë në Mbledhjen Konsultative të LPK’së që është mbajtur në Kollare të Kërçovës, ku ishin prezentë të gjithë përfaqësuesit e rretheve të LPK’së nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe nga Dega jashtë vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz