back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKy është personi ndaj të cilit u ngrit aktakuzë për masakrën e...

Ky është personi ndaj të cilit u ngrit aktakuzë për masakrën e Izbicës (VIDEO)

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili është shqiptar me vendbanim në Beograd.

Kjo aktakuzë ka të bëjë me Masakrën e Izbicës së Komunës së Skenderajt e cila ka ndodhur me 28 mars të vitit 1999.

Bëhet fjalë për Muhamet Alidemaj, i cili jetonte në Zemun te Beogradit dhe për 22 vjet ishte llogaritur si i i zhdukur dhe është arrestuar me 30 mars të vitit të kaluar, njofton Klankosova.tv.

Familja e të dyshuarit jetonte në Kerrninë të Istogut, në një lagje ku më parë jetonin serbët.

E bashkëfshatarët e tij, me 31 mars të vitit 2021, i kishin thënë Klan Kosovës se Muhametin e kishin ditur për të humbur në luftë.

Alidemaj u ndalua si i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Izbicës ku u vranë 147 civilë shqiptarë.

Ndryshe, masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të Serbisë, ku vrasja masive dhe varrimi i trupave, u bënë të njohura përmes pamjeve satelitore.

Më poshtë mund të ndiqni storien e realizuar nga Klan Kosova me rastin e arrestimit të Muhamet Alidemajt:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz