Ky është përbërësi i vetëm që parandalon rënien e flokëve brenda 2 javësh, e keni të gjithë në shtëpi

Është mëse normale që pas dushit ose lyerjes (sidomos n.q.s i jeni nënshtruar paraprakisht procesit të dekolorimit) të keni këputje të flokëve, por nëse nuk ju ndalojnë së rëni, është momenti të shqetësoheni seriozisht për këtë gjë.
Substancat kimike që gjenden tek shampoja dhe balsami i flokëve, përdorimi i tepruar i tharëses, apo edhe ekspozimi për një kohë të gjatë në diell ose ambient toksik janë disa nga arsyet që dëmtojnë flokët.
Në qoftë se jeni frekuentues/frekuentuese i, e rregullt e pishinave, jo vetëm gjatë stinës së dimrit, por edhe në verë, e dini gjithashtu mjaft mirë se ç’dëm u shkakton klori flokëve tuaj.
Ky agjent i rrezikshëm kimik zhvesh folikulën e qimes nga sebumi (yndyra e tij natyrale), dëmton skalpin, dobëson flokët dhe zbeh ngjyrën e tyre. E keni menduar ndonjëherë që zgjidhja mund të gjendet pikërisht në kuzhinën tuaj?
Bëhet fjalë për sodën e bukës. Soda e bukës është një produkt që nuk mungon në shtëpitë tona. Shumë nga ne thjesht e përdorin për qëllimin e saj primar që ajo ka në ushqim dhe nuk e dinë se ajo ka një rol të rëndësishëm dhe në trajtime të tjera për organizmin. Është një përbërës i vlefshëm që përmirëson në mënyrë të dukshme cilësinë e flokëve tuaj, duke larguar mbetjet e produkteve të ndryshëm dhe duke u dhënë shkëlqimin e duhur.

Lexo edheLargoni aknet në mënyrë natyrale
Përgatitja e maskës me sodën e bukës: Gjithçka që duhet të bëni, është të përzieni ujë dhe sodë buke në raport 3:1 (lugë gjelle). Duhet të kesh parasysh se sa më të gjatë t’i kesh flokët, aq më shumë shampo do të të duhet. Me përzierjen e krijuar duhet të lyesh flokët nga rrënja e deri në majë dhe t’i fërkosh pak që përzierja të shpërndahet në të gjithë flokun. Mbajeni në kokë për 30 minuta.
Pastaj për shpëlarje rekomandohet të përdoni uthull molle dhe ujë në raport 4:1. Duhet bërë kujdes që përzierja e mësipërme të mos ju bjerë në sy. Në fund, keni për t’u habitur nga rezultatet, pasi soda e bukës do të parandalojë rënien e flokëve.














