BallinaLajmeKy është numri i pjesëtarëve të FSK-së të cilët rezultuan pozitiv me...

Ky është numri i pjesëtarëve të FSK-së të cilët rezultuan pozitiv me koronavirus

Të ngjajshme

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e...

Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje

Ministria e Industrisë ka publikuar dje çmimet e derivateve...

Moment kritik/ Alketa Vejsiu, Roberti e Ermali bllokohen në ashensor

Një moment kritik ka ndodhur ditën e djeshme për...

Bella Hadid kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen

Bella Hadid dhe vëllai i saj më i vogël, Anward Hadid, ecën...

Në 26-të ka shkuar numri i pjesëtarëve të FSK-së të infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Gjendja shëndetësore e të infektuarve është e mirë dhe të njëjtit ndodhen në vetizolim, ka konfirmuar zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes për Gazetën Sinjali.

“Pas analizave të mostrave të një numri të pjesëtarëve të FSK-së, ka rezultuar se 26 prej tyre janë pozitiv. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ata janë duke u trajtuar në vetizolim. Në ditët në vijim do të ndiqen rastet e dyshuara dhe do veprohet sipas udhëzimeve të Qendrës Mjekësore të FSK-së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, thuhet në përgjigjen me shkrim për Gazetën Sinjali.

Tutje, Ministria e Mbrojtjes thekson se FSK vazhdon të jetë e angazhuar në përmbushjen e misionit kushtetuese dhe detyrave të saj ligjore.

“Gjatë periudhës së menaxhimit të pandemisë COVID-19 njësitet e FSK-së kanë realizuar dhe vazhdojnë të realizojnë aktivitetet e tyre në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile”, përfundon përgjigja e tyre.

Aktualisht kemi 1,833 persona të infektuar me koronavirus, 968 të shëruar dhe 34 vdekje.

IKSHPK vijon apelin për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe larjen e duarve.
/Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz