BallinaLajmeKy është muzikanti shqiptar që u gjet i vdekur në garazh, ja...

Ky është muzikanti shqiptar që u gjet i vdekur në garazh, ja cilat janë dyshimet

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Policia ka reaguar për vdekjen e 50 vjeçarit në fshatin Goranxi në Dropull. Mësohet se viktima është Vasil Konomi, me profesion klarinist.

Mësohet se trupi i Konomit ndodhej në garazhin e tij, pranë makinës, i pajetë ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ai u helmua nga gazrat e makinës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe pritet që në orët në vijim të hedhë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /gazetashqip/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz