BallinaLajmeKy është mjeku nga Klina i cili vdiq në aksidentin e rëndë...

Ky është mjeku nga Klina i cili vdiq në aksidentin e rëndë në Malishevë

Të ngjajshme

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Në mëngjesin e së shtunës, si pasojë e një aksidenti në trafik ka vdekur doktori Gjon Gjidoda, i cili po punonte në Qendrën e Kujdesit Familjar (QKMF) në Klinë.

Doktori Gjidoda mësohet se deri tek aksidenti i rëndë ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe ka goditur murin e një shtëpie.Rastin për Metron e ka konfirmuar, shefi i trafikut për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vet aksident në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, ku si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë, viktima me inicialet GJ.GJ, në një kthesë të rrugës është rrokullisur me veturë dhe ka goditur murin afër një dyqani. Viktima është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia po merret me rastin”, ka thënë Sahatqija.

Ndërkohë rastin e kanë konfirmuar edhe shumë shokë dhe familjarë të doktorit Gjidoda.

Kujtojmë se Gjidoda ka punuar në QKMF’në e Klinës për një kohë të gjatë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz