Ky është mashtrimi i radhës që po qarkullon në “Facebook”
03
Lexo edheShikojeni se çfarë ka bërë ky kosovar për ti prerë drut e dimrit
Një mesazh “viral” po shpërndahet masivisht në “Facebook”, ku përdoruesit paralajmërohen se llogaria e tyre është klonuar.
“Facebook” ka dhënë një deklaratë duke njoftuar përdoruesit e tij, se mesazhi është i pavërtetë, duke e kategorizuar atë si “tallës”.
Në mesazh shkruhet:
“Përshëndetje, unë kam marrë një kërkesë tjetër miqësie nga ty dje, të cilën nuk e pranova dje. Ndoshta ti duhet të kontrollosh llogarinë tënde. Mbaj gishtin shtypur derisa të shfaqet butoni ‘forward’ dhe më pas dërgoja miqve të tu. Pac fat!”

Lexo edheShikojeni se çfarë ka bërë ky kosovar për ti prerë drut e dimrit
Pjesa më e rëndësishme këtu është të kuptojmë nëse llogaria është e sigurtë. Nëse merrni këtë mesazh, nuk jeni hakuar. Është thjesht diçka për të mashtruar njerëzit.
Kjo gjë nuk ka asnjë lidhje me shpërndarjen e të dhënave që preku miliona përdorues të “Facebook”.