Ky është kryetari i ri i PPD-së

Partia më e vjetër shqiptare në Maqedoni, Partia për Prosperitet Demokratik sot ka mbajtur një kongres të jashtëzakonshëm ku kanë zgjedhur kryetarin e ri, njëherit edhe kryetar i mëparshëm i partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Abdyladi Vejseli është kryetari i ri i PPD-së i zgjedhur me shumicë votash në kongresin e sotëm të mbajtur në pallatin e kulturës në Tetovë.
Vejseli ka premtuar se do ta kthejë partinë në lavdinë e mëparshme kurse ka thënë se janë duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lexo edhe”Shteti i mbron interesat e një grupi të njerëzve” (Foto)
Më herët, kreytar të partisë kanë qenë Faton Aliti, Nexhat Bexheti dhe Teuta Llalla.
Kjo parti ka qenë edhe nëpër konteste gjyqësore se kush do të jetë kryetari i partisë.














