back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeKy është kryetari i komunës më i verfëri në Kosovë (FOTO)

Ky është kryetari i komunës më i verfëri në Kosovë (FOTO)

Të ngjajshme

Kurti, Krenar që kemi krijuar një ambient të mirëqenien e të gjithëve

Hulumtimi i Qendrës Amerikane të Kërkimeve “Gallup ka nxjerr...

Kurti: Jemi krenar për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar...

E gjetën një pishinë të mbushur me ujë të pijshëm, reagon KRU “Prishtina”: Turp

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se e kanë...
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga kryekomunarët e tjerë, ai duket të jetë më i varfëri në Kosovë.

Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Suma ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe prej 197 metra katror e ndërtuar në vitin 2007 në vlerë prej 50 mijë eurosh. Suma këtë shtëpi e ka deklaruar si pasuri me prejardhje nga prindërit, shkruan lajmi.net

R1

Në rubrikën e Parave të Gatshme, Suma ka deklaruar se ka para në bankat Pro Credit dhe Raiffeisen. Në të parën ai ka në llogari 146.29 euro, para këto nga pensioni i TMK-së, ndërkaq në të dytën 1041.02 euro.

Krejt në fund ai ka sqaruar se në deklarimin e pasurisë ai nuk e ka përfshirë edhe pensionin e familjes së dëshmorëve. Ndërkaq për dallim nga kryetarët e tjerë apo zyrtarë të shtetit, Suma nuk ka fare veturë personale.

R2

“Në këtë formular nuk kam prezantuar pensionin e familjes së dëshmorëve në vlerë prej 5.376 euro vjetore dhe pensionin e pleqërisë së nënës 900 euro vjetore si dhe ndihmat për vajzën e dëshmorit nga një shoqatë e jetimëve në vlerë vjetore prej 282 euro”.

R3

Ndryshe Suma njihet edhe si një nga kursimtarët më të mirë nga kryetarët e komunave. Ai është parë duke rregulluar varrezat e dëshmorëve, e duke hequr borën nga rrugët e Hanit të Elezit gjatë stinës së dimrit. /lajmi.net

Refki SumaRefki Suma 11

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz