BallinaLajmeKy është kosovari që u vra në Siri

Ky është kosovari që u vra në Siri

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një tjetër kosovar është vrarë në zonën e konfliktit në Siri, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Rron Eminin, djalin 23-vjecar nga Prishtina, që në Siri për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS shkoi para tri vjetësh.

Në rrjetet sociale, të afërm të Rronit kanë publikuar fotografitë e të riut nga zonat e luftës, me të cilat kanë njoftuar për vdekjen e tij.

Se Rroni është vrarë në zonë të luftës, e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri për Express.

Rroni i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS në vitin 2016.

Institucionet e shtetit në prill kanë sjellë nga Siria 110  shtetasve kosovarë, më mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik.

Të tjerët ishin fëmijë që kanë njërin prej prindërve me nënshtetësi kosovare dhe gra që janë shkuar atje me burrat e tyre.

Institucionet kanë njoftuar së planifikojnë t’i kthejnë edhe 60 shtetas të tjerë nga Siri

Mbi Siria po hyn në vitin e nëntë të luftës civile, ndërsa Shtet Islamik (ISIS) po e shënon fundin e tij. Lufta nisi dhe po përfundon me Bashar Al-Assadin që nuk u dorëzoi asnjëherë kreun e shtetit tashmë të shkatërruar.

Mbi 300 kosovarë janë bërë pjesë e ISIS’it, disa prej tyre janë kthyer në Kosovë e disa kanë pasur fatin e Rronit. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz