back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKy është kosovari i arrestuar për trafikim të armëve nga Serbia

Ky është kosovari i arrestuar për trafikim të armëve nga Serbia

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

51 vjeçari kosovar Ylber Ademi, një ditë më parë u kap nga policia teksa po trafikonte plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT.

Ademi u prangos në aksin Elbasan – Peqin dhe sipas policisë, armët e tritoli që ai po transportonte ishin me origjinë nga Serbia, të cilat i kalonte nëpërmjet Kosovës dhe me destinacion final Shqipërinë.

Burime bëjnë me dije se gjithë këto municione mund të ishin për persona të cilët kryejnë aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit.

Kosovari i kishte fshehur pistoletat, fishekët dhe tritolin në makinën e tij tip ‘Benz’ të zi, pikërisht në disa pjesë të ndryshme të krijuara enkas për fshehjen e tyre në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Por sipas informacioneve të Policisë, ky nuk ka qenë rasti i parë që Ylber Ademi ka trafikuar armë. Ai ka transportuar edhe më parë municion dhe tritol në Shqipëri dhe i siguronte jo vetëm në Serbi por edhe në vende të tjera.

Hetimet për këtë rast po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz