back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeKy është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Të ngjajshme

Muhaxheri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në

Kryetari aktual i Pejës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike...

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes nga shoferët është kthyer...

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po “targeton” dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol Shaqiri është renditur ndër kandidatët më të votuar në nivel vendi nga diaspora, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm dhe një rekord historik për herë të dytë që nga paslufta si asambleisti më i votuar në Komunën e Vitisë.

Me gjithsej 709 vota, prej të cilave 275 nga diaspora, Shaqiri ka arritur një rezultat që e vendos sërish në krye të listës së përfaqësuesve më të mbështetur nga qytetarët e komunës, duke dëshmuar vazhdimësinë e besimit dhe mbështetjes së madhe që gëzon si brenda vendit, ashtu edhe në mërgatë.

Ky rezultat është fryt i punës së pandërprerë, përkushtimit të sinqertë dhe lidhjes së fortë që Shaqiri ka ndërtuar ndër vite me komunitetin.

Në mërgatë është zhvilluar një fushatë e organizuar me përkushtim të madh, ku bashkatdhetarët e Vitisë nga Zvicra, Gjermania, e shumë shtete të tjera evropiane kanë kontribuar fuqishëm për ta mbështetur kandidatin që për vite me radhë ka dëshmuar vlera të ndershmërisë, humanizmit dhe përgjegjësisë qytetare.

I lindur dhe rritur në Tërpezë të Vitisë, Shaqiri është i njohur për ndihmën e vazhdueshme ndaj familjeve në nevojë, institucioneve arsimore dhe projekteve komunitare.

Edhe këtë herë, lidhja me vendlindjen dhe me mërgatën është dëshmuar si forca e tij më e madhe dhe arsyeja kryesore e këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz