BallinaLajmeKy është kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës që kishte ‘vjedhur’...

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës që kishte ‘vjedhur’ veturën e shtetit (Foto)

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Emin Krasniqi, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Kamenicës, gjatë vitit 2014 kishte vjedhur veturën e shtetit për katër muaj dhe duke i harxhuar më shumë se 3 mijë e 700 euro karburante.

Sipas raportit të vitit 2014 nga Zyra e Auditorit Gjeneral, Krasniqi që shërbente asokohe si zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, e kishte përdorur jashtëligjshëm veturën zyrtare për katër muaj. Ai e kishte mbajtur veturën e shtetit edhe pas përfundimit të mandatit të tij si zv/ministër.

“Vetura zyrtare 3Z-009-08 në mandatin e kaluar qeverisës ka qenë në shfrytëzim nga zëvendës ministri. Kjo veturë është dashur të kthehet në ministri me rastin e përfundimit të mandatit në dhjetor 2014. Sipas zyrtarit përgjegjës në ministri, vetura është rikthyer në muajin prill 2015”, thuhej në raportin e auditorit.

Ndërkaq, sipas po të njëjtit raport të Auditorit të Përgjithshëm, Krasniqi gjatë kësaj kohe kishte arritur t’i shpenzonte më shumë se 3 mijë e 700 euro, raporton Insajderi.

“Ne kemi testuar faturat për karburante dhe kemi identifikuar se për muajt dhjetor 2014, janar, shkurt dhe mars 2015 kanë ndodhur shpenzimet në mënyrë jo të rregullt. Vlera totale e furnizimit për këtë periudhë është 3,745€”, sqarohej më tej në raportin e auditorit.

Krasniqi ka arritur të fitojë besimin e Degës së PDK-së në Kamenicë që të kandidohet për kryetar të komunës së Kamenicës, duke e mposhtur kryetarin aktual të kësaj komune Begzad Sinani.

Begzad Sinani, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës kishte fituar dy mandate për të qenë kryetar i komunës së Kamenicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz