back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKy është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua sot nga BIA serbe

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua sot nga BIA serbe

Të ngjajshme

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili, është arrestuar sot nga shërbimi informativ serb (BIA) në qytetin e Svilanacit, në territorin e Serbisë.

Mediumi serb Novesti raporton se autoritetet serbe po e akuzojnë Halilin për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë, megjithëse detajet konkrete mbi aktakuzën eventuale nuk janë bërë ende publike nga ana zyrtare.

Arrestimi i tij thellon edhe më shumë tensionet mes Kosovës e Serbisë, sidomos pas arrestimit nga autoritetet kosovare të zyrtarit serb Igor Popoviq për fyerjen e UÇK-së.

Autoritetet kosovare deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast.

Momenti i arrestimi të tij:

- Advertisement -

Të Fundit