back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeKy është i moshuari i cili vdiq, pasi u godit nga një...

Ky është i moshuari i cili vdiq, pasi u godit nga një veturë në Lebanë

Të ngjajshme

Paracetamoli mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin paracetamol vetëm me këshillën...

Hakerët ndërprenë komunikimin me më shumë se 60 anije iraniane

Grupi i hakerëve “Lib-Duhtegan” njoftoi se kreu me sukses...

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

Një person ka ndërruar jetë të enjten në QKUK pas lëndimeve të marra në një aksident të ndodhur të mërkurën mbrëma në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lebanë.

Policia ka njoftuar se viktima e këtij rasti është këmbësor.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin (viktimën) mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK-së dhe me datë 03.01.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

I ndjeri është Ramush Rama nga fshati Lupç i Podujevës . Rama ishte edhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Bletarëve “Llapi”.

Ndryshe, varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e fshatit Lupç i Poshtëm nga ora 15:00.

/GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz