Ky është hoteli luksoz në Kalanë e Ulqinit që e posedon ish-deputeti i Vetëvendosjes

Një prej hoteleve më luksoze në Kalanë e Ulqinit është në pronësi të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi. Bëhet fjalë per ‘Rezidencën e Balshajve’, shkruan Gazeta Metro.
Në vitin 2016, në prani të shume mysafirëve, u bë hapja e këtij hoteli.
Çmimet për qëndrim aty janë më të larta se në vende të tjera, për shkak të luksit, shkruan Gazeta Metro.

Lexo edhe‘Sa të vegjël duken pushtetarët e politikanët shqiptarë sot para Ramush Haradinajt’
Për pushime të verës, aty shkojnë turistë të shumtë, e sidomos të huajt gjermanë e hungarezë.
Kalaja e Ulqinit e lashtë dhe e bukur, ku secili gur dëshmon për një të kaluar të bujshme, dhe me një bukuri të jashtëzakonshme, duket edhe më mirë me gjithë hotelet që ka, shkruan Gazeta Metro.
E edhe këtë verë, qyteti i vjetër bregdetar po vizitohet nga turistë të shumtë./gazetametro.net














