Ky është heroi i masakrës së Mynihut: Shpëtoi motrat, u hodh para plumbave
01

Lexo edheNë masakrën e Munihut nuk ishte vetëm një sulmues? (Video/Foto)

Një nga viktimat e vrasësit të Mynihut, Ali Sonboly, u vra pasi u hodh përpara tij për të mbrojtur motrat binjake nga plumbat.
18-vjeçari gjermano-iranian i kishte joshur viktimat e tij që të vinin në një restorant të ushqimit të shpejtë me pretendimin se do merrnin ushqim falas.
Adoleshenti i sëmurë mendërisht vrau nëntë persona.
Mendohet se ai ka shënjestruar qëllimisht adoleshentët, si hakmarrje për vite të tëra talljesh.
Ai mbante një libër: “Përse fëmijët vrasin”.
Një zyrtar policie tha se ka një lidhje mes vrasjeve të tij dhe masakrës së Anders Breivik në Norvegji, ekzaktësisht pesë vjet më parë.
Lexo edheNë masakrën e Munihut nuk ishte vetëm një sulmues? (Video/Foto)
Mes viktimave është edhe një hero.
Huseyin Dayicik, 19 vjeç, nga një komunitet myslimanësh në Greqi, shpëtoi jetën e motrave të tij, por u qëllua dy herë nga Sonboly.
Ka raportime se ai në vend që të arratisej, zgjodhi të dilte përpara plumbave për të mbrojtur motrat e tij.
Mes viktimave janë edhe tre shqiptarë: Dijamant Zabergja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.