back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKy është fjalimi i Ramiz Lladrovcit në shënimin e 100 vjetorit të...

Ky është fjalimi i Ramiz Lladrovcit në shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës (FOTO)

Të ngjajshme

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka marr pjesë në shënimin e jubileut, festës së 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës. Ai ka uruar finlandezët me rastin e shënimit të kësaj dite. Gjatë këtij manifestimi, Lladrovci ka thënë se ndihet i nderuar për ftesën e është bërë që së bashku me popullin mik finlandez të festoj një shekull shtet, transmeton Drenica Press.

- Advertisement -

Fjalimi i kryetarit Lladrovci me rastin e shënimit të Pavarësisë së Finlandës;

E nderuar znj. Patana, i nderuar zotëri Pukkila, i nderuar zotëri Polinen, të nderuar profesorë, zonja dhe zotërinj. Kam nderin dhe privilegjin, që në emër të komunës nga vij, në qendër të Republikës së Kosovës, të ju sjell këtu urimet më të sinqerta dhe t’ju themi se me krenari ju bashkohemi edhe ne kësaj feste madhështore të shënimit të një shekulli shtet të Finlandës.

Prania ime këtu, është edhe mundësi për mua dhe shtetin tim të marr mesazhin e këtij manifestimi jubilar dhe vlerat e shtetit Tuaj, të njohura në botë. Theksoj se i takoj gjeneratës që nga Historia e Finlandës të marr mësime edhe për arritjen e lirisë e pavarësisë së popullit tim.

Sot Finlanda është model për shumë fusha me rëndësi për qytetarët e mi. Disa nga ato jemi duke i jetësuar me ndihmën Tuaj. Ju falënderoj që më keni dhënë mundësinë të jem këtu.  Ashtu siç i lutem Zotit për mbarësinë e vendin tim dhe kombin shqiptar, po aq me shpirt e mendje po lutem për mbarësinë e Finlandës dhe finlandezët.

Të dashur miq,

Në këtë jubile dhe festë madhështore, dua ta rikujtoj madhështinë tuaj, Ju keni kthyer vëmendjen edhe nga shteti im që vetëm pas 17 ditëve, të shpalljes së Pavarësisë, para 10 vitesh ju keni pranuar këtë pavarësi.  Populli mik finlandez, do të mbetet mik i përjetshëm i shtetit dhe popullit tim. Urime dhe gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë, me sinqeritetin e mikut dhe shtetit nga Republika e Kosovës.​

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz