Tottenham Hotspur ka arritur ta fitojë derbin e Londrës përballë Arsenalit.
Bardh e kaltërve i ka mjaftuar një gol i Harry Kane për të marrë fitore minimale 1-0.
Derbi londinez nisi me kujdes të madh nga të dyja skuadrat që nuk donin të rrezikonin nga ndonjë pësim i golit.
Koreani Heung – Min Son pati rastin e parë por që nuk u tregua i saktë përballë Peter Cech.
Sulmuesi më i mirë anglez, Harry Kane rrezikoi seriozisht portën e mysafirëve në minutën e 27-të por megjithatë rezultati mbeti i pa ndryshuar 0-0.
Granit Xhaka gjatë një dueli me Dembelen (Foto/Getty Images)
Rast të mirë në fund të pjesës së parë për Arsenalin pati Hector Bellerin por goditja e tij ishte e pasaktë.
Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
E me të filluar pjesa e dytë vendasit gjetën golin e epërsisë.
Ben Davies harkoi bukur në zonë, ndërsa Harry Kane u shkëput mbi Laurent Koscienlyn për të shënuar për 1-0.

Tottenhemi vazhdoi dominimin edhe pas golit të shënuar ku rast të mirë kishte përsëri Harry Kane por pa sukses.
Edhe mesfushori danez Christian Eriksen kishte rast të mirë në minutën e 57-të por që nuk arriti ta ngritë epërsinë në 2-0.
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere kishte rast për ta barazuar rezultatin në minutën e 68-të por Hugo Lloris intervenoi për mrekulli për t’ia mohuar golin.
(Foto/ Getty Images)
Krejt në fund sulmuesi francez Alexandre Lacazette pati rast për ta barazuar rezultatin por që nuk ia arriti duke mbetur rezultati final 1-0.
Pas kësaj fitore Tottenham është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 52 pikë të grumbulluara, ndërsa Arsenli mbetet në të gjashtën me 45 pikë.
Në javën e ardhshme Spurs përballen me Crystal Palace, ndërkohë Arsenalin e pret derbi ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/