Ky është deputeti i parë nga lista e Vjosa Osmanit
BILLI

Lexo edheLlapjanët ja kthejnë shpinën Agim Velitu, ja sa pak vota mori

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë nga Mitrovica në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Siç raporton portali “Jepi zë”, në mesin e atyre që kanë votat e nevojshme për tu bërë deputetë janë Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Faton Peci, i cili vjen nga lista e Vjosa Osmanit.
Gazeta ka mësuar se më i votuari nga kjo treshe është i sapoaderuari në VV dhe ish-njeriu i PDK-së, Armend Muja.

Lexo edheLlapjanët ja kthejnë shpinën Agim Velitu, ja sa pak vota mori
Muja ka arritur të marrë mbi 20 mijë vota në total. Peci, ndërkaq, mësohet të ketë marrë rreth 15 mijë e Arjeta Fejza afër 10 mijë.
Ndryshe, VV-ja ka dalë parti e parë në Mitrovicë me 63%, apo me afër 20000 vota.