back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeKy është deputeti i Kosovës që merr pagë edhe nga Serbia

Ky është deputeti i Kosovës që merr pagë edhe nga Serbia

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Ivan Teodosijeviq më 26 dhejtor është betuar si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

I njëjti tash e tutje do të merr pagë nga buxheti i shtetit.

Deputeti i Listës Serbe nuk paguhet vetëm nga Kosova, ai merr pagë edhe nga shteti serb për shkak të punës që bën në sistemim paralel.

Teodosijeviq është edhe kryetar i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, komunë kjo në veri të vendit.

Deputeti serb që mendohet t’i përfaqësojë në Kuvend mbi 14 mijë qytetarë që ia kanë dhënë votën – mbahet mend edhe për deklarata e tij fyese për Reçakun dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teodosijeviq që në qeverisjen e Ramush Haradinajt ishte ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal, masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Reçak, e pati quajtur trillim. Menjëherë pask kësaj deklarate ai ishte shkakruar nga detyra.

Pikërisht për këtë deklaratë Teodosijeviq ishte dënuar me dy vjet burgim, më 5 dhjetor 2019. Ai akuzohej për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli pati thënë se ekzekutimi i dënimit me burgim, do të bëhet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Të Fundit

Sport

ShowBiz