back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeKy është dallimi i studentëve shqiptarë, amerikanë dhe gjermanë, pasi të diplomojnë...

Ky është dallimi i studentëve shqiptarë, amerikanë dhe gjermanë, pasi të diplomojnë (Video)

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Artisti i cili po bën bujë në Maqedoni me videot e shkurtëra ku përshkruan realitetin e shqiptarëve, gjermanëve dhe amerikanëve ka vazhduar projektin e tij ”Bükwalisht” por tani duke pasqyruar realitetin e studentëve pas diplomimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në videon e fundit Faton Islami i njohur si ”Phatooni” përshkruan jetën e studentëve pas diplomimit

-I diplomuari amerikan pas diplomimit punon në administratën amerikane, ka përvojë prej 4 javëve dhe merr rrogë prej 3500 dollarëve.

-I diplomuari gjerman pas diplomimit është i punësuar në fabrikë private, udhëheq biznes dhe ka rrogë mbi 8000 euro,

– I diplomuari në Maqedoni pas diplomimit punon kamarier dhe ka një tabaka dhe pyet klientët çka do të pijnë.

Ky është realiteti i shqiptarëve që artisti Faton Islami i njohur si ”Phatooni” e përshkruan në epizodat e tij të shkurtëra të postuara në Facebook të cilat i ka futur si pjesë e projektit ”Bükwalisht”.

Më herët Islami për Telegrafi Maqedoni tha ”Është një projekt artistik që shfaq disa prej mangësive tona si popull. Vetë projekti është shfaqja e shtatë episodeve me video mjaft të shkurtra të cilat sado komike të jenë kanë edhe zërin kritik. Në projekt për nga ana artistike mund të themi se ka tre personazhe dhe ato më së miri paraqiten sikur në tregimet qesharake të përparshme tonat me emrat: Amerikani, Gjermani dhe Shqiptari . Përndryshe të tre rolet luhen nga unë Faton Islami me emrin artistik Phatooni. Të gjitha episodet kanë një mesazh të veçantë dhe secila në veçanti prek një pjesë të audiencës që besoj se është në tërësi Shqiptare.” përfundoi Faton Islami i njohur si ”Phatooni”./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz