Ky është çmimi marramendës të fustanit “luksoz” të përfaqësueses së Australisë në Eurovision

Këngëtarja australiane, Delta Goodrem, mund të mos e ketë fituar Festivalin e Këngës në Eurovision 2026, por shumë pajtohen se fustani i saj ishte një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes.
Artistja performoi në Vjenë të shtunën me një krijim luksoz prej ari të zbukuruar me kristale, vlera e të cilit arrin rreth 14 mijë euro.
Fustani u krijua në bashkëpunim midis stilistes australiane Nicky Apostolopoulos dhe markës së saj ‘Velani’, argjendarisë ‘House of Emmanuele’ dhe stilistes Tori Knowles.
Fustani u punua për 500 orë dhe është i zbukuruar me shtatë mijë kristale Swarovski.
E gjithë pamja u frymëzua nga kënga “Eclipse”, një baladë e fuqishme që Delta performoi në skenën e Eurovisionit.
“Krijimi i fustanit të Deltës për Eurovisionin ishte një udhëtim i vërtetë mode – një bashkim kreativiteti, aftësie dhe bashkëpunimi të fortë”, shkroi stilistja Nicky Apostolopoulos në Instagram.

Lexo edheMiri: “Selin-Gimbo & Mateo-Brikena po shfrytëzojnë lidhjet e tyre”!
Ajo shtoi se çdo detaj ishte krijuar me kujdes dhe me një ide të veçantë pas tij.
“7,000 kristale Swarovski, 500 orë punë dhe një pasion i përbashkët për të krijuar diçka të paharrueshme për skenën botërore”.
Edhe pse përfundoi në vendin e katërt, Delta u konsiderua si një nga të preferuarat e publikut gjatë gjithë konkursit.
Ajo fitoi gjithsej 287 pikë për performancën e saj dhe e emocionoi publikun me interpretimin e këngës “Eclipse”.














