Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të pushimit në Kabash të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë rreth orës 00:50 është raportuar në Polici, nga familjarët e viktimës, se është gjetur pa shenja jete një 52 vjeçar, në vilën e pushimit në fshatin Kabash të Prizrenit.
Sipas Bytyqit, njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rastin.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe po vazhdon me procedurat hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave”, ka thënë Bytyçi për lajmi.net.
Siç kanë raportuar mediat, viktima e këtij rasti është biznesmeni Fatmir Rexhaj, i cili ishte i njohur ndërvite me kompaninë e tij për autopjesë në Prizren.