back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKy është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

Të ngjajshme

Personi në foto është Kamber Sulçaj 48 vjeç, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit në Tepelenë.

48-vjeçari Sulçaj është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Ngjarja ka ndodhur për motive krejt banale. Mes tij dhe viktimës, si dhe personave që shoqëronin këtë të fundit, pati një sherr për dritat e gjata të makinës. Debati degjeneroi më pas në përdorimin e armës.

Autori Kambert Sulçaj qëlloi me një çifte drejt biznesmenit italian dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy makinave me të cilat udhëtonin ata. Mësohet se 44-vjeçari italian u prek nga plumbi pasi bëri rikoshet në asfaltin e rrugës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz