back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKy është afati i fundit për deklarim të pasurisë

Ky është afati i fundit për deklarim të pasurisë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Agjencia kundër Korrupsionit ka njoftuar se afati i deklarimit të pasurisë vazhdon deri më 19 qershor 2020.

“Agjencia kundër Korrupsionit kërkon nga zyrtarët e lartë publikë të cilët nuk e kanë bërë ende deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deklarimin e pasurisë në pajtim me Ligjin Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228, mund ta bëjnë në Agjencinë kundër Korrupsionit deri më datën 19 qershor 2020″.

“Formulari i deklarimit të pasurisë duhet të plotësohet në pajtim me Nenet 5, 6, 7, 8 dhe 10, të Ligjit nr. 04/L-050 dhe Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050. Ndërkaq, Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Bazuar në Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me situatën rreth Covid-19, Agjencia Kundër Korrupsionit konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale më 17 mars kishte njoftuar të gjithë zyrtarët publikë se: dorëzimi i formularëve të deklarimit të pasurisë mund të bëhet përmes adresës elektronike [email protected]: dhe se afati për deklarimin e pasurisë shtyhet për një kohë të pacaktuar deri në normalizimin e gjendjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz