back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKy është 49 vjeçari që u vra mbrëmë në Mitrovicë

Ky është 49 vjeçari që u vra mbrëmë në Mitrovicë

Të ngjajshme

‘In the Making IV’ në Galerinë 17

Nga 15 shtatori deri më 6 tetor, në Galerinë...

Lirohet kameramani Jetmir Muji

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar se...

Ndodhë në Premierligë, West Ham nënshkruan me portierin e vet!

Një transferim i pazakontë ka ndodhur në Premierligën angleze. Skuadra...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

Driton Salihu, 49 vjeçar, u vra mbrëmë në qendër të qytetit, pas një shkrepje me armë, pranë shtëpisë së të ndjerit.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, J.S, 52 vjeçar.

I ndjeri ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas ishte dërguar në QKUK- Prishtinë, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se Driton Salihu, 49 vjeçar, vdiq si pasojë e plagëve.

“Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes së hidhur, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin”, thonë nga Policia e Kosovës.

I ndjeri do varroset sot me namazin e Ikindisë në ora 16:47.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz