Ukshin Krasniqi është 40 vjeçari që vdiq sot pasi ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
QKUK ka konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra.
