back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKy është 33-vjeçari i cili vdiq pak më parë nga koronavirusi

Ky është 33-vjeçari i cili vdiq pak më parë nga koronavirusi

Të ngjajshme

Lugu i Butë — Krimet e tmerrshme në Komunën e Istogut

Shkruan: Gani Dreshaj Një letër e hapur për komunitetin, historianët...

Një 33-vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka vdekur pasi ishte i infektuar me Covid-19. E kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook fotografin e të ndjerit Çlirim Mornia.

I ndjeri ishte i shtrirë në kliniken e Pulmologjisë në Prishtinë që nga data 7 gusht 2020.

Gjithashtu edhe lajmin për vdekjen e të riut nga Rahoveci e ka konfirmuar vet Latifaj.

“Po është e vërtetë, një 33 vjeçar nga Xërxa ka vdekur pasi ishte pozitiv me koronavirus. Ai ka qenë I shtrirë në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Më 7 gusht i është marrë mostra kurse më 9 gusht ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Latifaj.

Ttuje, kryetari Latifaj ka thënë se Morina e kujtojnë si djalë i edukuar me vlera të larta njerëzore. Ndërsa familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllime dhe i dëshiron shërim të shpejtë.

Më poshtë gjeni shkrimin e kryetarit Latifaj:

“Tronditës lajmi për vdekjen e parakohshme të të riut Çlirim Morina nga Xërxa. Çlirimi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si djalë me vlera të larta njerëzore.

Familjes Morina, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Çlirimin, ngushëllimet më të sinqerta, kurse anëtarëve të tjerë të familjes Morina u dëshiroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Latifaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz