Ky është 11 vjeçari që u mbyt sot në Mitrovicë, e shkeli autobusi i klubit |Foto
03·

Një 11 vjeçar u godit për vdekje sot në Lushtë të Mitrovicës.
“Jepi zë” mëson se bëhet fjalë për Xhevat Jusufin, që ishte nxënës në shkollën e Futbollit Lushta.
E pikërisht autobusi i klubit e shtypi 11 vjeçarin për vdekje. Mësohet se plagë i ishin shkaktuar në kokë.

Lexo edheE RËNDË: Autobusi mbyt një 11 vjeçar në Lushtë
Sidoqoftë, rastin më herët e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Avni Zahiti foli për aksidentin, por duke mos dhënë detaje të rastit.
Ndryshe, shumë klube kosovare bartin fëmijë me autobusë privatë, e një transport i tillë doli fatal për 11 vjeçarin në Mitrovicë.














