BallinaRegjionaleKy burrë kërkon ndihmë: Pronari do ta largojë nga shtëpia, është i...

Ky burrë kërkon ndihmë: Pronari do ta largojë nga shtëpia, është i sëmurë dhe jeton në gjendje të rëndë

Enver Pushkolli, banor nga Vushtrria po kërkon ndihmë pasi thotë se pronari do ta largojë nga shtëpia ku aktualisht jeton, pasi po dëshiron ta shesë.

Ai thotë se është i sëmurë, dhe nuk mund të jetojë me një social prej 60 eurove, shkruan Reporteri.net.

Lexoni fjalët e tij dhe merreni numrin kush do të ndihmojë 

“Quhem Enver Pushkolli banoj ne nje shtepi te huaj te nje shoku te babit tim tani te ndjer, shtepia gjendet ne Vushtrri ne rrugen Luan Haradinaj te cilen shtepi kushtet e jetes jane shume te veshtira, fatkeqesisht ne ate shtepi mundem te qendroj edhe dy jave pasi qe pronari deshiron ta shes shtepin e tij. Kam qene ne Komune te Vushtris per ta takuar kryetarin dhe per te ja tregu gjendjen e veshtire te jeteses qe kam por nuk kam mundur te beje zgjidhje pasi vet kryetari me ka thene qe lajmrohu tek disa shoqata ose donatore qe te ndimojm se ne nuk mundemi. Jam i martuar femije nuk kam, jam i pa pune, jam i semur me Asme, te ardhurat e vetme jane nje social prej 60€ ne muaj, por jeta e veshtir ekonomike eshte bere shume e rende, kisha kerku nga dikush qe ka mundesi le te vjen te me viziton dhe te sheh gjendjen time dhe sipas mundesise te me ndihmoj. Numri im i telefonit eshte ky 043858509, ju lutem me ndihmoni sipas mudesive”.