back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme“Ky budallallëk ka arritur edhe në Bruksel” – Bislimi ofendon LDK-në që...

“Ky budallallëk ka arritur edhe në Bruksel” – Bislimi ofendon LDK-në që i thanë se s’ka legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën në dialog

Të ngjajshme

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila e ka cilësuar përfaqësimin e tij në dialogun me Serbinë si të paautorizuar dhe pa legjitimitet.

Pas takimit të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësin e BE-së, Peter Sorensen, dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, Bislimi ka kritikuar ashpër qëndrimin e LDK-së, duke e cilësuar atë si të pavend dhe të paarsyeshëm, transmeton lajmi.net.

“Është pak interesant që ky budallallëk ka arritur edhe në Bruksel. Unë jam zv. kryeministër në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ngarkuar mes tjerash edhe për temën e dialogut. Mandatin ma ka dhënë qeveria e mundet të ma marrë qeveria. Nuk ma ka dhënë LDK-ja e s’mund të ma marrë. Gjithçka tjetër është e palogjikshme ngjashëm me shumicën e qëndrimeve të këtij subjekti politik e subjekteve tjera që po hasim në muajt e fundit”, ka deklaruar Bislimi.

Deklarata e tij vjen pas kritikave të ashpra nga opozita, e cila ka kontestuar legjitimitetin e Qeverisë në detyrë për të udhëhequr me procesin e dialogut në një fazë të tillë politike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz