KVRL e mbylli 2017-ën me 100 aktivitete për të rinjtë e Drenasit
03
Lexo edheReperi i njohur mbrëmë në Baicë të Drenasit, ndezi atmosferën me këngë patriotike (Foto/Video)
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Kryetaren e KVRL-së, Altina Nika dhe anëtarët Rina Shabani, Jetmira Morina dhe Mergim Gashi të cilët dorëzuan raportin e punës për vitin 2017 të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Drenas.
Me këtë rast Kryetari Lladrovci uron Kryetaren e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Drenas, Altina Nika për punën e tyre njëvjeçare dhe falënderoi për transparencën e treguar në raportimin e punës ku shihen njëqind (100) aktivitete për të rinjtë e Drenasit, të organizuara nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Drenas brenda vitit 2017.
Gjithashtu kryetarja Nika falënderoi kryetarin Lladrovci për mbështetjen financiare dhe përkrahjen e bashkëpunimin e treguar gjatë vitit 2017, duke shpresuar se bashkëpunimi do vazhdojë edhe më tutje për të mirën e të rinjëve të komunës sonë.

Lexo edheReperi i njohur mbrëmë në Baicë të Drenasit, ndezi atmosferën me këngë patriotike (Foto/Video)
Ajo në shenjë falënderimi ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin. /Drenica Press/
