Kuvendi zgjedh dy anëtarë të bordit të BQK-së
dp

Lexo edheKurti për 80 punonjësit serbë që paguhen pa punuar: Po veprojmë brenda procedurave ligjore

Kuvendi i Kosovës ka përzgjedhur dy anëtarët joekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), pas votimit të fshehtë të zhvilluar në seancën plenare.
Sipas raportit të komisionit që zgjodhi kuvendi, në procesin e votimit morën pjesë 67 deputetë, ndërsa dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Nga kandidatët e propozuar, Nora Latifi-Jashari mori 71 vota, ndërsa Bashkim Nurboja 56 vota, duke siguruar përzgjedhjen si anëtarë joekzekutivë të bordit të BQK-së.

Lexo edheKurti për 80 punonjësit serbë që paguhen pa punuar: Po veprojmë brenda procedurave ligjore
Ndërkaq, Xhemajl Gashi mori 4 vota, ndërsa Burim Latifi 8 vota.
Raporti u paraqit nga kryesuesi i komisionit, Filiz Mustafa.