Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër shkarkimit të nënkryetares së Kuvendit Aida Dërguti nga pozita që ajo e mban.
Propozimi për shkarkim kishte ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, për arsye se Dërguti kishte kaluar në një parti tjetër, pasi që pozitën e kishte marrë me propozim të VV-së si partia më e madhe në Kuvend.
Për shkarkimin e saj kanë votuar 16 deputetë të Kuvendit, 26 kundër dhe 47 kanë abstenuar. /Periskopi/
