back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaRegjionaleKuvendi Komunal i Skenderajt me deklaratë publike

Kuvendi Komunal i Skenderajt me deklaratë publike

Të ngjajshme

“GUXO” s’guxon të flasë për Shqipe Selimin – Peci dhe Avdyli e kanë mbyllur gojën!

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi sot nuk votoi “PRO” që Donika...

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione të reja ndaj...

Policia pajiset me radar mobile, shqiptoi 13 gjoba në Prizren

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor...

 

Kuveni i Komunës së Skenderajt në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 31.10.2016,  në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica 2, nxjerrë këtë:

Deklaratë publike:

Ne anëtarët e Kuvendit komunal të Skënderajt, si përfaqsues të zgjedhur të qytetarëve të Skenderajt përmes kësaj Deklarate shprehim shqetësimet tona në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica 2, më të cilin fuqizohet aktgjykimi i shkallës së parë për dënimin e Komandantit të përgjithshëm të  UÇK-së Sylejman Selim dhe bashkëluftetarëve të tij.

Dënimin dhe procesin ndaj luftetarëve të UÇK-së në rastin Drenica 2 e konsiderojmë të padrejtë,  të pafaktuar dhe të motivuar politikisht.  I tërë procesi ndaj luftëtarëve të lirisë më shumë ka qenë ndjekje për motive që nuk kanë të bëjnë me vënien e drejtësisë në vend, por më shumë ka qenë ndjekje e motivuar për qëllime të tjera.

Më shumë se kurdo Kosovës i duhet drejtësi e paanshme e joselektive. Aktakuzat, ndjekjet dhe dënimet e ish-komandantëve po bëhen në kohën kur ende nuk është hetuar dhe gjykauar asnjë rast i vetëm i krimeve të ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftës në Drenicë. Kriminelët shkaktarë të masakrave në Drenicë e Kosovë ende nuk janë hetuar dhe dënuar për krimet që kanë kryer në dhjetra masakra anë e kënd Kosovës.

Dënimin e pafaktuar të luftetarëve të lirisë e konsiderojmë si tendencë për të barazuar kriminelin me viktimën, agresorin me çlirimtarin.

Edhe një herë kërkojmë drejtësi të faktuar, gjykime të paanshme dhe trajtim të barabartë për të gjithë, pasi Kosova në këto momente ka nevojë imediate për këto vlera për të cilat ka sakrifikuar populli i saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz