Kuvendin e Kosovës, deputetët po e shfrytëzojnë edhe për urime dhe përshëndetje.
Daut Haradinaj në seancën e djeshme, e përgëzoi Donika Kadaj-Bujupin për kthimin në AAK.
Sot, Teuta Haxhiu, deputete e AAK-së, uroi kolegun e saj të PDK-së, Hajdar Beqa për lindjen e djalit.
“Hajdar Beqës i uroj lindjen e djalit”, tha ajo kur mori fjalën, për të vazhduar më pas me fjalën e saj për çështjen që po diskutohet në Kuvend. /Periskopi/