back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaShowBizKushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Të ngjajshme

Rikja trupin si peshk, në Maldive e bën shumë nxehtë

Rike Roçi ka disa ditë që gjendet në vendin...

Më në fund, vjen lajmi i shumëpritur nga Bardhi

Këngëtari shqiptar, Bardhi, më në fund dha lajmin që...

Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Nga sot krah nesh

Kryetari i AAK-së njëkohësisht edhe kandidat për kryeministër, Ramush...

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Teksa banorët po kalonin momente humori, Kushtrim Kelani ka nisur të këndojë me pasion refrenin e hitit ikonik “Valle Kosovare”.

Për të dhe banorët e tjerë që janë të izoluar prej kohësh, kjo është thjesht një këngë feste, por ata nuk e dinë tragjedinë që ka ndodhur jashtë mureve të shtëpisë – ndarjen nga jeta të artistit të këngës, Shpat Kasapit.

Por, momenti bëhet tejet i rëndë kur kamera fokuson Labinot Haxhiun.

Banori, i cili u bë pjesë e shtëpisë vetëm të premten, është në dijeni të plotë të lajmit të hidhur që ka tronditur publikun. Megjithatë, rregullat e rrepta të “Vëllait të Madh” ia ndalojnë kategorikisht dhënien e informacioneve nga jashtë, raporton prive.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, shihet qartë sikleti dhe dhimbja në portretin e Labinotit teksa dëgjon Kushtrimin duke kënduar. Ai shihet duke u përpjekur të përmbajë emocionet, në një moment ku heshtja e tij flet më shumë se çdo fjalë tjetër.

Një situatë vërtet prekëse brenda shtëpisë më të famshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz