back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeKushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë janë në detyrë

Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë janë në detyrë

Të ngjajshme

Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mbledhje urgjente

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një...

Filma të shkurtër nga aktiviteti i trurit të minjve tregojnë si e shohin ata botën

Shkencëtarët kanë arritur të rindërtojnë video të shkurtra bazuar...

Pse “One Battle After Another” meriton Oscar për filmin më të mirë

Filmi One Battle After Another i regjisorit Paul Thomas...

Shqipëria nxjerr në shitje fanellat speciale për Kupën e Botës

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në shitje fanella...

Oscars 2025-2026: Pse debatet për çmimet u bënë toksike

Sezona e Oscarëve 2025-2026 është shndërruar në një debat...

Me vetëm shtatë gjyqtarë në përbërje, nga nëntë sa parashihen me ligj, aktualisht po funksionon Gjykata Kushtetuese. Pesë nga ta përmbyllin mandatin në mesin e vitit të ardhshëm, gjë që mund të rrezikojë funksionimin e plotë të institucionit.

Bazuar në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, procedurat për emërimin e gjyqtarëve të rinj duhet të nisin disa muaj para përfundimit të mandatit të gjyqtarëve aktualë, duke e obliguar kryetarin e Kushtetueses ta njoftojë Kuvendin gjashtë muaj para skadimit të mandatit.

Tani për tani, dy vendet e lira ende nuk janë plotësuar.

“Tash kur jemi në një situatë ku kuorumi në Gjykatën Kushtetuese është vetëm shtatë, nëse njëri prej gjyqtarëve sëmuret, jep dorëheqje apo mungon për arsye të caktuara, atëherë paralizohet puna e gjykatës. Kur kësaj i shtohet fakti se vitin e ardhshëm pesë gjyqtarëve u skadon mandati, është jetike që Kuvendi të jetë funksional dhe partitë politike të sigurohen që të zgjedhin gjyqtarët që plotësojnë kushtet ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.

Paralizimi i Kushtetueses, si garantuese e funksionimit demokratik të shtetit, sipas njohësve të fushës, do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

“Kjo e vështirëson jo vetëm funksionimin e gjykatës, por edhe trajtimin e rasteve që vijnë nga qytetarët dhe institucionet. Dëmi mund të jetë i pariparueshëm. Çfarëdo që ndodh në të ardhmen është në duart e partive politike dhe në vullnetin e tyre për ta shmangur këtë situatë. Në të kaluarën kemi pasur raste kur Gjykata Kushtetuese ka qenë jofunksionale për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kuorumit”, tha Anton Nrecaj nga CLARD për RTK.

Procesi për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese mund të zgjasë me muaj. Fillimisht, kandidaturat shqyrtohen nga komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës, ndërsa përzgjedhja përfundimtare bëhet me votën e deputetëve në seancë plenare. Gjyqtarët dekretohen nga presidenti i vendit. Vendimet e Kushtetueses kanë qenë vendimtare edhe për tejkalimin e krizave politike në vend, përfshirë zhvillimet e vitit të kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz