back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKushërinjtë në krizë: Zbulohet arsyeja pse Rraha dha dorëheqje nga AKR

Kushërinjtë në krizë: Zbulohet arsyeja pse Rraha dha dorëheqje nga AKR

Të ngjajshme

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

Taulant Dajaku në Favorit flet për Dukagjinin, e përmend edhe Ismet Munishin

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku...

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Kushëriri i parë i Behgjet Pacollit, Rrahim Pacolli, është prekur shumë nga tërheqja e titullit Konsull i Nderit, që ditë më parë ia ka bërë qeveria e Shqipërisë. Një gjë e tillë e ka revoltuar edhe me Behgjetin.

Për shumë kë, për një kohë të gjatë, ka qënë mjaft enigmatik roli vendimmarrës i Rrahim Pacollit, në hirearkinë familjare të kësaj familje, ku padyshim në maje të saj qëndron Baci. Mirëpo, në mungesë të tij, ndonjëherë edhe në prezencë të tij, Rrahimi ishte njeriu i dytë më i fuqishëm. Pas tij nuk vinte askush.

Rrahimi, i cili është i vëllai i Afrimit, që gjithashtu është njeriu i dytë më i rëndësishëm në biznesin familjar të pacollëve, prej kur është themeluar AKR ka pasë rol të rëndësishëm në terren. Ai i ka organizuar tubimet zgjedhore, ka bërë rekrutim të kuadrove për deputet dhe për ministra, e gjithashtu shumicën e herave edhe ka vendosur se me cilën parti do të bëjë koalicion AKR.

Sa herë që ndonjë qeveri ka pasë nevojë për votat e deputetëve të kësaj partie, ata nuk e kanë thirrë Behgjetin për ndihmë, por Rrahimin. Si kompenzim për këto favore ata e kanë shpërblyer ish sekretarin organizativ të kësaj partie me ndonjë punësim të të afërmeve të tij në fusha të ndryshme, posacërisht në polici, sektor ky që vazhdimisht ka qënë sferë e interesit të Rrahës. Madje, njerëzit që kanë njohuri nga këto procese, tregojnë që Rraha ka qënë njeriu kryesor i përfolur për Ministër të Punëve të Brendshme, në qeverinë aktuale, por në momentin e fundit emri i tij nuk ka kaluar. Sido që të jëtë, Rraha nuk kishte munguar ditën kur ishte arritur marrëveshja.

Emri i tij ishte lakuar shumë edhe kur në AKR gjendej Mimoza Kusari. Kjo e fundit para se të largohej e kishte drejtuar gishtin në drejtim të Rrahës, si një njeri që de fakto e drejton partinë.

Influenca e kushëririt të parë të Behgjet Pacollit ishte shtrirë edhe në Shqipëri. Ai madje ishte shpërblyer edhe me titullin Konsull i Nderit. Burimet e Gazetës Express thonë që ishte pikërisht ky titull, që tash u bë mollë e sherrit në mes të tij dhe Behgjetit. Para disa ditëve Rrahës, por edhe disa të tjerëve, u është revokuar ky titull nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj. Gazeta ka mësuar se Rraha është i bindur që prapa kësaj fshihet kryeministri Edi Rama, të cilin Rraha e konsideronte mik të tij, por posacërisht mik të Behgjetit.

“Rraha është ndier i ofenduar. Nuk dëshiron të bashkëpunojë më politikisht e as partiakisht. Ka mundësi që Rraha do të fillojë të sulmojë Edin dhe Batonin për këtë tërheqje të titullit të konsullit të nderit”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Rraha zyrtarisht është drejtor i kompanisë së sigurimeve Siguria. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz