back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeKushdo që e keni parë këtë person nga Vushtrria lajmëroni familjarët ose...

Kushdo që e keni parë këtë person nga Vushtrria lajmëroni familjarët ose Policinë e Kosovës

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Musli Krasniqi nga fshati Begaj e Vushtrrisë ka tri ditë që është zhdukur dhe për të nuk ka informacione askush nga familjarët e tij.

Gazeta Sinjali ka biseduar me familjarë të tij të cilët kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që e shohin Musli Begajn ta lajmërojnë vëllain e Muslisë, Mehdi Krasniqin.

Ata kanë tëhënë se janë të shqetësuar lidhur me zhdukjen e tij pasi që nuk e din vendodhjen e Muslisë.

“Që nga 28 tetori i këtij viti Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia dhe as sot në mbrëmje ai nuk i është lajmëruar familjes”.

“Familja e Isuf Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë që nga 28 tetori i këtij viti është në ankth të madh pasi biri i tyre Musli Krasniqi ka dalur nga shtëpia pa informuar askënd se ku po shkon dhe që nga ajo ditë ai po konsiderohet i zhdukur”, kanë thënë përmes telefonit familjarë të Muslisë.

Ata kanë kërkuar që kushdo që e sheh Muslinë ta lajmërojnë familjen apo Policinë e Kosovës.

“Për ketë rast familjarët kanë informuar policinë në Vushtrri, por deri më sot as policia dhe askush nuk kane mund të gjejnë vendndodhjen e tij dhe s’ka asnjë gjurmë se nga ka shkuar Musliu. Kushdo që ka informacione të na lajmëroj në numrin e telefonit 044472761”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz