back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKush po fajësohet për vdekjen e 20-vjeçarit në aksident trafiku në Mitrovicë...

Kush po fajësohet për vdekjen e 20-vjeçarit në aksident trafiku në Mitrovicë |Video

Të ngjajshme

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Shumë aksidente në Frashër të Vogël, sipas banorëve, po shkaktohen për shkak të gjendjes së rrugës, raporton T7.

- Advertisement -

Një 20 vjecar nga Frashëri i Mitrovicës ka vdekur në një aksident komunikacioni gjatë së shtunës në mbrëmje. Rifat Ahmeti ishte pasagjer në veturën që po e voziste shoku i tij.

Aksidenti kishte ndodhur pikërisht para shtëpisë së viktimës.

Në raportin e Policisë  thuhet se një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pasagjeri mashkull K/Shqiptar si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Familjarët e 20 vjecarit nuk ishin në gjendje të flasin.  E prapa kamerës prindi i shoferit, i cili ishte njëkohësisht edhe shoku i Rifatit pranoi se vetura nuk ka qenë as e djalit të tij e as e viktimës.

Ai sqaroi se gjendja e fëmijës së tij është më e mirë.

E Zahir Bala banor i fshatit Frashër i Vogël, po thotë se këto aksidente po shkaktohen shkaku i gjendjes së rrugës.

Këtë gjendje të rrugës e konfirmon edhe kryetari i fshatit, Mustafë Preshtreshi.

Madje ai tregon se një pengesë që e kishin vendosur ata, policia ua kishte larguar.

Ndryshe gjatë së shtunës ka ndodhur edhe një aksident tjetër në Pejë, ku një grua vdiq dhe dy të tjerë u lënduan.  E edhe gjatë së dielës një aksident tjetër ndodhi në Drenas.

Policia ka apeluar për përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive për një gjendje më të mirë. Policia thotë se  masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz