BallinaLajmeKush nga dy liderët nikoqir ia dha fjalën dy herë Haradinajt në...

Kush nga dy liderët nikoqir ia dha fjalën dy herë Haradinajt në darkën e tensionuar të Berlinit

Të ngjajshme

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën 100 të vdekur

Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas një sulmi...

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

Samiti i djeshëm i Berlinit i pati dy pjesë. Në pjesë e parë liderët e Ballkanit Perëndimor u pritën në selinë e kancelares gjermane, Angela Merkel ku nikoqir ishte edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kurse pjesa e dy ishte darkë pune.

E darka e punës doli të ishte problematike, sidomos për Kosovën. Aty u përplasen liderët kosovarë, Thaçi dhe Haradinaj me serbin Vuçiq. Njohja e Kosovës dhe dialogu pa kushte ishin pikat që përplasën dy shtetet.

Në ndërkohë, u kërkua nga kryeministri Haradinaj që të heqë taksën në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Mirëpo, shefi i ekzekutivit kosovar nuk lëshoi pe as kësaj here.

Burime të mirëinformuara nga brenda darkës i thanë Ballkani.info se pati qëndrime kontraverse rreth taksës edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

“Njëri nga dy nikoqirët pas kësaj ia dha fjalën për herë të dytë kryeministrit Haradinaj, duke i premtuar edhe mbështetje për heqjen e vizave”, kanë thënë këto burime.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj u pa i nervozuar mbrëmë derisa largohej nga darka në Berlin.

Kjo u konfirmua edhe sot, pasi që ai tha se ka pasur presion për heqjen e taksës. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz