back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaKulturëKush janë këngëtarët shqiptarë që agjerojnë muajin e Ramazanit

Kush janë këngëtarët shqiptarë që agjerojnë muajin e Ramazanit

Të ngjajshme

Muaji i Shenjtë i Ramazanit ka nisur sot.

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin, i nënshtrohen rregullave të Islamit, shkruan Magazina.al.

Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët e aktorët, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi.

Magazina.al iu sjell disa nga emrat e këngëtarëve që agjerun Ramazanin vitin e kaluar dhe që besohet se do ta bëjnë edhe këtëtë vit, që janë një pjesë e mirë e këngëtarëve si: Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Jericho,Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon, Shpat Kasapi, Çiljeta Xhillaga, Zajmina Vasjari etj.

Ndërkohë këngëtarja Arta Bajrami, vitin e kaluar kishte treguar për Magazina.al, se nuk ka arritur të agjërojë Ramazanin pasi ishte shtatëzënë në pritje të fëmijë së dytë, e në të njejtën situatë ishte edhe këngëtarja Teuta Kurti e cila nuk arriti të agjërojë pasi ishte në pritje të binjakëvë.

Poashtu ë devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Don Arbas, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar transmeton Magazina.al

Poashtu në mesin e të famshmëve që do të agjërojnë janë edhe aktorët Naser Rafuna dhe Dardan Gashi etj./Magazina.al/

- Advertisement -

Të Fundit