back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeKush janë katër policët e suspenduar në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

Kush janë katër policët e suspenduar në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

Të ngjajshme

Jennifer Aniston prek me fjalët pas vdekjes së Matthew Perry

Jennifer Aniston ka bërë një rrëfim prekës për ndarjen...

Mblidhet KQZ-ja, diskutime për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do mblidhet...

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, kaq janë pritje për të hyrë në Kosovë

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga...

Të shtëna me armë në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK pa shenja jete

  Një person ka vdekur si pasojë e të shtënave...

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pasur përfshirje apo lëshime në veprimtarinë kriminale të një personi të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan.

IndeksOnline ka mësuar se katër zyrtarët e suspenduar janë Bekim Sabedini, Ardian Demiri, Metush Arifi dhe Shaban Hajdaraj.

IPK ka bërë të ditur se zyrtarët policorë ishin në këto pozita: “Një rreshter policor dhe një hetues nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, një rreshter policor që mban pozitën e shefit të hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”.

Hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe është ende në fazat fillestare./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit