Kush ishte Princi Albert Rohan që e ndihmoi Kosovën drejt Pavarësisë?

Gjatë ditës së sotme vdiq një prej arkitektëve të planit që çoi në Pavarësinë e Kosovës, Albert Rohan. Ai ishte 83 vjeçar dhe pushoi së ekzistuari në shtëpinë e tij në Vjenë.
Por, kush ishte z.Rohan?
Për publikun kosovar Rohan mori vëmendje në negociatat e Vjenës, e të cilat do të rezultonin në Pavarësinë e shumëpritur të vendit tonë, shkruan Periskopi.
Rohan kishte komentuar edhe debatet e nxitura nga presidenti serb Vuçiq dhe ai kosovar, Thaçi për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Austriaku kishte deklaruar se “kjo ishte rrugë e gabuar” në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”.

Lexo edheMaskë me të bardhë apo të verdhën e vezës? Zbuloni cila është e duhura për lëkurën tuaj
Qysh në vitet 90, në kuadër të ministrisë së Jashtme të Austrisë, Rohan kishte mbajtur qëndrime të qarta kundërshtuese ndaj agresionit serb mbi sllovenët, kroatët, shqiptarët e boshnjakët.
Albert Rohan [Princi Albert de Rohan] u lind më 9 maj të 1936-s në Melk, në Austrinë e Poshtme]. Ai kishte studiuar juridikun në Universitetin e Vjenës. Prej vitit 1963 ishte pjesë e shërbimit diplomatik të vendit të tij. Në vitet 1977-1981, ai kishte qenë Drejtor i Zyres Ekzekutive të Sekretarit Gjeneral të OKB-së. Kishte mbajtur edhe një varg postesh tjera duke përfshirë edhe atë të Sekretarit Permanent në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Rohan ishte anëtar i degës princërore të Shtëpisë franceze të Rohanëve; paraardhësit e tij kishin ikur nga Franca për në Austri gjatë Revolucionit Francez. Ai kishte lidhje familjare me Mbretëreshën Geraldinë, me të cilën ishte martuar Mbreti i parë shqiptar, Ahmet Zogu. /Periskopi














