back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKush është kryeministri i ri i Britanisë: Përkrahës i madh i kosovarëve

Kush është kryeministri i ri i Britanisë: Përkrahës i madh i kosovarëve

Të ngjajshme

- Advertisement -

Personaliteti i tij ndryshe nga politikanët tjerë, e ka bërë shumë të njohur Kryeministrin e ri të Britanisë, Boris Johnson. Sa i përket lidhjes me vendin tonë, ai në vitin 2009 dhe 2016 kishte vizituar Kosovën, ndërsa ka zhvilluar disa takime me Presidentin Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.

Boris Johnson është zgjedhur sot kryetar i ri i Partisë Konservatore, si dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe.

The Guardian shkruan se Johnson ka marrë 92.153 vota, në krahasim me kundërshtarin e tij Jeremy Hunt, i cili mori 46.765 vota.

Ai është një emër i njohur në politikë, ndërsa ka vizituar edhe Kosovën gjatë vitit 2009, më pas edhe më 2016.

“Shumë i lumtur që jam në Kosovë dhe që do t’i drejtohem Paralamentit të Kosovës. Britania e Madhe ka një lidhje të veçantë me Kosovën”, kishte thënë ai.

Johnson, është takuar disa herë edhe me Presidentin Thaçi.

Boris Johnson

@BorisJohnson

Good to talk to @HashimThaciRKS today ahead of . We have supported Kosovo since the beginning and we are committed to an enduring partnership and regional security.

View image on Twitter
164 people are talking about this

I lindur në New York të Shteteve të Bashkuara në vitin 1964, kaloi një jetë mjaft të qetë duke përfunduar Shkollën Europiane në Bruksel dhe më pas ndryshimi i madh do të ndodhte gjatë studimeve në Universitetin e Oksfordit.

55 vjeçari zhvilloi një personalitet më ndryshe, për të cilin u bë shumë i njohur. Jetën politike e nisi në vitin 2001 ku u zgjodh deputet, ndërsa ka shërbyer edhe si kryebashkiak i Londrës dhe Ministër i Jashtëm.

Karriera e tij është e mbushur më gjëra të çuditshme, si dhe me gafa të shumëta.

Gjatë viteve ai u bë i njohur dhe për komentet raciste ndaj grave myslimane, komunitetit LGBTI dhe njerëzve me ngjyrë, duke bërë dhe një koment ofendues për presidentin amerikan Barack Obama, përcjell Gazeta Metro.

Sa i përket fushatës Brexit, ai është shprehur se nëse zgjedhet kryeministër do e largojë Britaninë nga BE’ja më së largu deri më 31 tetor.

Përveç jetës politike, edhe ajo private ka qenë mjaft e trazuar.

55 vjeçari është martuar dhe ndarë dy herë, për shkak të lidhjeve jashtëmartesore që kishte. Kohëvetë fundit ai mori vëmendje mediatike edhe për një sherr që pati në qershor me partneren aktuale. Fqinjët dëgjuan të bërtitura dhe thyerje pjatash.

Sidoqoftë, pavarësisht këtyre gjërave, pozita e tij politike nuk u vu në dyshim asnjëherë, madje duket se vetëm i forcoi atij kandidaturën për kryeministër./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz