Kështu që në vitin 1991 udhëtoi për një Slloveni.
I diplomuar për kimi dhe teknologji, Ramadanit nuk do t’i mjaftonte shkollimi me kaq.
Në Zagreb vazhdoi studimet për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike, ndërkohë themeloi kompaninë tregtare të naftës “Salbatring International” që shumë shpejt do të fillojë shitjet e drejtpërdrejta tek klienti kryesor i saj, “INA” e Kroacisë.
Edhe pse kompania kishte 14 punonjës, qarkullimi i saj nga 60 milionë euro në 2007 në 611 milionë euro – pas një viti.
Kështu që Ramadani arriti të jetë personi i shtatë më i pasur në Slloveni, me mjete të vlerësuara mbi 68 milionë euro.
Jo pa probleme në tregun ndërkombëtar , Ramadani, vendos të investojë më shumë në pasuri të paluajtshme.
Gjatë gjithë kësaj kohe ndryshoi edhe jeta e tij personale.
Pas shumë vitesh martesë ai u nda me Hazbijen – gruan e tij të parë dhe nisi një jetë në Dubai, duke u lidhur kështu me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula.
Lexo edheDrenas, qindra qytetar kanë nënshkruar peticionin “Duam zgjedhje”
















