back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKush do të mbajë fjalim në protestën e nesërme?

Kush do të mbajë fjalim në protestën e nesërme?

Të ngjajshme

Ali Ahmeti do të jetë njëri nga katër folësit që pritet t’i drejtohen qytetarëve në protestën e veteranëve të luftës të UÇK-së, të ftuar për të enjten.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të jetë i ftuar special në protestë, tha sot nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla.

Syla tha se në protestë do të ketë edhe tre folës të tjerë, përfshirë kryetarin e organizatës, Hysni Gucatin.

Protesta e thirrur nga veteranët e luftës për kundërshtimin e padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, pritet të fillojë në orën 17:00. Ajo do të mbahet në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit