BallinaLajmeLajmet e FunditKusari: RTK-së mund t’i transferohen mjetet, por duhet vullnet politik nga kryeministri

Kusari: RTK-së mund t’i transferohen mjetet, por duhet vullnet politik nga kryeministri

Të ngjajshme

Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar, sot më, 27.03.2026,...

Shqipëria zyrtarizon ndeshje miqësore për ditën e marte

Shqipëria nuk ia doli të arrij në finale të...

Pak ditë para ndeshjes jetike, Osmani takohet me ambasadorin turk

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë...

Osmani takon ambasadorin turk: Theksohen marrëdhëniet strategjike Kosovë–Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka sqaruar situatën me buxhetin e RTK-së.

Ai ka thënë se pasi nuk ka Komision për Financa, fondet mund të transferohen me vendim të kryeministrit, nëse ka vullnet.

Postimi i plotë:

Situata me paga në RTK

RTK-së i transferohen mjete financiare dy herë në vit.

Procedura është që RTK përgatit raport gjashtë mujor për shpenzimet e bëra dhe shpenzimet e planifikuara, e dërgon në Komisionin për Financa në Kuvend. Komisioni i aprovon dhe  dërgon kërkesë në thesar për transferim të mjeteve.

Më datë 31 korrik ekziston rrezik serioz që punëtorët e RTK-së mos me u pagu sepse nuk është transferu pjesa e dytë e mjeteve, për shkak se komisioni parlamentar për financa nuk ekziston.

Në të kaluarën, ka pasë situata të tilla dhe kriza është evitu a) me vendim të komisionit për financa, edhe pa debat dhe miratim formal dhe b) me vendim të veçantë të kryeministrit.

Kështu që, transferimi i mjeteve mund të ndodhë sepse ka precedentë por për këtë duhet vullnet politik nga kryeministri.

RTK-së, duhet me ia transferu mjetet, me ia rritë buxhetin dhe  punëtorëve të RTK-së duhet me ua rritë rrogat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz